Sërish përgjaken rrugët. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Memaliaj. Mësohet se 56-vjeçari Adem Hada ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dyshohet të ketë dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Krahës – Zhulaj ndërsa 56-vjeçari nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.