Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Martaneshit, ku për pasojë është akidentuar një 57-vjeçar.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me iniciale M.B., është aksidentuar rëndë, pasi i ka rënë një sasi shkëmbor. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ka marrë plagë serioze në trup.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.