Aksident në Ndroq/ Përplasen dy makina pas mesnate, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 01:50 në Ndroq. Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri –tjetrin. Mjeti me drejtues V.B, është aksidentuar me mjetin me drejtues 36-vjeçarin Sh.B., i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 01:50, në Ndroq, mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Sh. B. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *