Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku si pasojë janë lënduar 4 persona.
Burime zyrtare bëjnë me dije se F. H., 32-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ndërkohë raportohet që mes 4 të lënduarve 2 janë fëmijë të mitur.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.