Një aksident ka ndodhur në fshatin Petrushë në Pogradec pasi një mjet ka përplasur një karrocë.
Karroca ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit pasi e përplasi karrocën, u largua nga vendngjarja, por më vonë u arrit të identifikohej e të arrestohej.
Shtetasi që drejtonte karrocën nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Aksidentet në këtë zonë kanë qenë të shpeshta dhe mungesa e ndriçimit cilësohet si problematika kryesore në këtë aks.