Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në segmentin e unazës së qytetit dhe ka përfunduar në lumin e Vërdovës.
Fatmirësisht, personat që udhëtonin në mjet nuk janë lënduar. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti e për pasojë ka përfunduar në lumë.
Policia ka mbrritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Në shumë raste ky segment rrugor ka pasur aksidente me dëme materiale, të lënduar apo edhe viktima në këmbësorë pasi mjetet lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.