Shtetasja 45-vjeçare me inicialet M.M. ka mbetur e plagosur pasi është aksidentuar nga një automjet. Ky i fundit drejtohej nga shtetasi me inicialet N.A. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit. E lënduara ndodhet në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.