Një tjetër aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Buqezë.
Një mjet është përmbysur në mes të rrugës si pasojë e tentativës për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër. Sipas të dhënave të policisë nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Ky është aksidenti i dytë i shënuar këtë të mërkurë në Pogradec pas aksidentit të ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, ku një mjet furgon ka rrëshqitur në rrugë duke u përmbysur.