Një 74-vjeçare është paraqitur në spitalin e Pogradecit me lëndime, të cilat i ka marrë pasi e ka përplasur një makinë.
Burime për median bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, pasi e ka përplasur të moshuarën është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.