Aksident në Pogradec/ Plagoset rëndë një grua, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një shtetase.

E plagosura është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2022, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volksëagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *