Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Potam të Himarës, ku një vajzë 12-vjeçare është aksidentuar nga një makinë dhe ndodhet në spital.
U mësua se drejtuesi i automjetit është nshoqëruar në komisiariat.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.