Aksident në Prrenjas/ Gruaja humb kontrollin e makinës, përplas për vdekje këmbësoren 57-vjeçare!

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku një person ka ndërruar jetë.

Është bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Urakë, Prrenjas, dhe në drejtim të automjetit tip “Volksvagen”ishte Ana Laçka ndërsa viktima quhet Qamile Hana, 57 vjeçe, e cila ishte punonjëse në spitalin e Prrenjasit.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia edhe pse e kanë ndaluar drejtuesen e automjetit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Prrenjas/ Informacion paraprak

Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë . Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidenti

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *