Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e ditës së djeshme në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të vogël në fshatin Qeparo.
Bëhet me dije se 46-vjeçari ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Qeparo, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në fshatin Qeparo, ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.