Aksident në Roskovec, raportohet për 1 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 80-vjeçari i identifikuar si Irfan Caushi, ndërkohë shoferi është identifikuar si Ismet Verezi.

Njoftimi i policisë

Fier / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.

Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar. Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *