Një grua, rreth moshës 40 vjeç është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin e ri automobilistik Tiranë-Klos, që ndryshe njihet si “Rrugën e Arbrit” dhe që është ende një kantier pune.
Edhe pse ky segment rrugor është hapur që nga fundi i muajit nëntor, gjendja e keqe e kësaj rruge, si dhe rruga provizore e ndërtuar nga kompani “Gjoka” në një shpat të pjerrët dhe të rrezikshëm, janë bërë burim për shumë aksidente.
40-vjeçarja po udhëtonte me mjetin e saj në momentin që ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të këtij aksi, në bypass-in e Murrizit pranë fshatit Shkallë.
Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
/Priza.al/