Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Rrugën e Arbrit ku një automjet ka rënë në humnerë.
Në vendin e quajtur “Ura e Spates” një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë. Raportohet se drejtuesja e mjetit ndodhej në makinë me një fëmijë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Fatmirësisht ata kanë pësuar vetëm lëndime ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.