Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi rrugën Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Viroit.
Një makinë tip Ford është përplasur me një makinë tip Mercrdez Benz.
Përplasja ka qene gjysmë frontale ç’ka ka shmangur pasojat fatale nga aksidenti. Sakaq drejtuesit e dy makinave kanë mbetur të lënduar. Abc mësion se dy të lënduarit jannë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.