Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 10:40 në rrugën Kashar-Rinas. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur kur makina tip “Benz” ka goditur nga pas makinën tip “BMW”, e cila më pas ra në kanal. Për fat të mirë nga aksidenti, përpos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Siç duket nga video e shpërndarë në media personat që po kalonin rastësisht në rrugë kanë ndaluar mjetet anës rrugës për të ndihmuar shoferin e makinës që kishte rënë në kanal.
Disa persona janë ngjitur mbi mjetin BMW X5 dhe kanë arritur të nxjerrin shoferin, i cili duket se nuk ka pësuar dëmtime, që mund t’i rrezikojnë jetën.