Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ‘Urën e Gajdarit’ në hyrje të qytetit të Sarandës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.