Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në Sarandë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Burime për median bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin dy të rinj.