Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Të lënduarit janë Rajan Selaj, 15 vjeç dhe Erik Selaj, 16 vjeç.
Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë Rajan Selaj, i cili ka marrë makinën dhe ka lëvizur së bashku me shokun e tij Erik Selaj në lagjen “Partizani”.
Pas aksidentit, policia dhe ndihma e shpejtë mbërritën në vendngjarje. Dy djemtë e mitur u transportuan në spitalin e qytetit, ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rrruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/