Sërish një tjetër aksident i shtohet ditës së sotme. Raportohet se në zonën e Spillesë një çift të rinjsh janë aksidentuar, pasi mjeti tyre ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Ata janë identifikuar si Dori Zonja e Jonida Toska me origjinë nga Lushnja,
Një efektiv policie që ndodhej në vendin e ngjarjes ka dërguar çiftin në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Edhe pse ndodhej jashtë orarit të punës, efektivi ka marrë mjetin e tij personal dhe është nisur bashkë me çiftin e plagosur drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.
Dyshja tashmë janë në duart e bluzave të bardha. Momentalisht mësohet se e reja Jonida Toska është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta.