Aksident në Tepelenë/ Lëndohen 3 persona, shmanget rënia në lum

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tepelenë- Gjirokastër ku një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur si “Shkalla e Zezë” janë lënduar tre persona. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin e identifikuar me iniciale R.K., dhe dy pasagjerët në mjet, J.T., 56-vjeç dhe S.V. 50-vjeç.

Ende nuk dihet shkaku i aksidenti, por makina ka dalë nga rruga, megjithatë fatmirësisht ka shmangur rënien në lum. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi kanë dëmtime dhe shembje në gjymtyrë dhe kokë.

Paraprakisht grupi hetimor konstaton se shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë lagështia në rrugë, megjithatë vazhdon puna në terren.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *