Aksident në Tepelenë/ Makina përfundon në kanal, plagosen 3 familjarë

Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Levan-Tepelenë.

Në timon ka qenë një djalë i ri i cili bashkë me prindërit ishte nisur nga Saranda për në Vlorë, por rrugës ka humbur kontrollin e mjetit.

Të tre janë dërguar më vonë në spital. Kryefamiljari dhe djali janë plagosur lehtë, ndërsa gruaja mësohet se ka marrë goditje në qafë.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *