Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin aksin Mamurras – Fushë Krujë, pikërisht në Thumanë. Sipas të dhënave paraprake një person ka mbetur pa jetë, pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital.
Viktima është goditur nga mjete të rënda dhe paraprakisht dyshohet të ketë qenë roje e një objekti në afërsi të zonës. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/