Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Thumanë-Milot.
Burime për median bëjnë me dije se automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, si dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.