Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-Fushë Krujë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë janë lënduar tre persona.
Mësohet se drejtuesi i një prej makinave që është person i huaj ka goditur barrierat anësore duke përfunduar në krahun tjetër të lëvizjes ku ka përfshirë dhe tre makina të tjera.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Ndërsa drejtuesi i makinës që është i huaj ndodhet në gjendje të rëndë.