Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj. Policia njofton se një 21 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me disa automjete të parkuara në rrugën e Kavajës. Ai ka mbetur i plagosur bashkë me një vajzë 19 vjeçare që ishte në makinë me të.
“Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.