Aksident në Tiranë/ Automjeti përplas fëmijën 10 vjeç, dërgohet në spital  

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një automjet ka përplasur fëmijën 10 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” teksa fëmija është dërguar në spital.

Sipas Policisë, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *