Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në mesditë në rrethrrotullimin e Treshit, në kryeqytet. Një mjet transporti i tonazhit të rëndë ka përplasur për vdekje një qytetar, i cili shihet në një video i shtritë përtokë mbi vijat e bardha.
Personi i aksidentuar njihet si Olsi dhe të gjithë përdoruesit e rrjetit social “Tik Tok” e njohin si “polic”, pasi gjithmonë qëndron në këtë zonë duke treguar afrimitet me drejtuesit e mjeteve.
Dyshohet se Olsi vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ai është një personazh karizmatik dhe tepër pozitiv.
Ndërkohë drejtuesi i kamionit është larguar nga vendngjarja.
“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.”, njofton policia.