Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Llazar Shapatini” në Tiranë.
Uniformat blu raportojnë se një shtetas me iniciale A.B. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk pati persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.03.2023, në rrugën “Llazar Shapatini”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.