Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Policia njofton se një 18-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar i riu me iniciale A.M. Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/