Një aksident me pasojë plagosjen e një 59-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Re, në Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.V., ka qenë duke drejtuar motorin e tij teksa dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë 59-vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 18.12.2022, në Unazë të Re, shtetasi S. V., 59 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.