Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.
Shtetasi me inicialet P.M duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje një shtetas, ende të paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.