Një aksident tragjik është shënuar gjatë orëve të darkës në autostradën pranë TEG në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ‘TEG-Shkozë’ gjatë orëve të natës.
35-vjeçari me iniciale F. H., ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga ku me pas është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Policia jep detaje se 35- vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.
“Tiranë/Informacion paraprak- Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti“, njofton policia.
Siç shihet edhe në videon nga JOQ, makina është zhvendosur në anë të rrugës dhe shihet se pjesa e përparme është shkatërruar plotësisht.
j.l./ dita