Vala e aksidenteve nuk ka të sosur në kryeqytet. Në zonën e Komunës së Parisit, raportohet se një automjet tip ‘Audi’, ngjyrë e bardhë, ka përplasur drejtuesin e një motori me targë AS 393. Ky i fundit si pasojë ka mbetur i lënduar dhe gjindet pa ndjenja i shtrirë në tokë me skafandër.
Qytetarët e rastit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë motoristit ndërsa pritej të vinte ambulanca. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
/Burimi: Abcnews/