Aksident në Tiranë/ Përplaset nga motori, 88-vjeçari ndërron jetë

Një 88-vjeçar është përplasur për vdekje nga një motor këtë paradite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në zonën e Brrylit, pranë Iranianit.

“Motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *