Një automjet ka humbur kontrollin në aksin Fierzë-Tropojë dhe ka përplasur një kamion. Shoferi i mjetit ka rënë në prangat e policisë ndërkohë që është dëmtuar një pasagjere.
Ajo është transportuar fillimisht në spitalin e Tropojës dhe më pas për mjekim në Kukës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tropojë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.
Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/Priza.al/