Një 61-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në punë paraditen e sotme, në landfillin e Bushatit në Vaun e Dejës në Shkodër. Burimet zyrtare njoftojnë se shtetasja me inicialet K. B., 61-vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës, ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
Nga verifikimet paraprake rezulton se 61-vjeçarja është punonjëse në landfilldin e Bushatit, dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.
“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit, dhe është demtuar aksidentalisht në punë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”.