Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi është aksidentuar nga shtetasi me iniciale E. S., 19 vjeç.
Mësohet se shtetasi me iniciale B.B., ka qenë kalimtar i çastit në autostradën Vlorë-Fier.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.