Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, ku një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
37-vjeçar i cili mbeti i dëmtuar u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.