Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum ku një i mitur është aksidentuar nga automjeti tip ‘Fiat’.
Raportohet se i aksidentuari ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm nga mjekët.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.