Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 3 persona. Në njoftimin e policisë thuhet se shoferi ka qenë një 51-vjeçar, i cili gjatë udhëtimit ka humbur kontrollin e automjetit.
Tre të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.