Të paktën tetë persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën ditën e djeshme kur një kamion u përplas me një autobus në Egjiptin jugor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve egjiptiane MENA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në autobus ndodheshin 56 pasagjerë, ku shumica prej tyre ishin sudanezë. Mësohet se ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e aksidentit në rrugën Aswan-Abu Simbel dhe i transferuan të plagosurit në Spitalin Publik Aswan.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt për shkak të mirëmbajtjes së dobët të rrugëve dhe zbatimit të dobët të ligjeve të trafikut.