Një aksident ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme. Si shkak i këtij të fundit kanë ngelur të plagosur 2 persona, në aksin Cërrik-Mollas. Shtetasi me iniciale A.M, mësohet të jetë drejtuesi i mjetit “Volkswagen” ai i cili është përplasur me drejtuesen H.M.
E plagosur ka ngelur drejtuesja H.M, si dhe pasagjerja L.M.
Sakaq, të dyja shtetaset janë dërguar në spitalin e Elbasanit, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.