Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën ‘Tuneli i Kalimashit-Morinë’.
Mësohet se drejtuesi i autobusit, shtetasi me iniciale G. D., 58 vjeç ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë.
Njoftimi i policisë:
Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip “Benz”, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtesën metalike dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë, janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit E. H., 36 vjeçe, banuese në Metvegjë, Serbi dhe L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.