Aksident tragjik në Austri/ Humbin jetën 2 shqiptarë, dy të tjerë plagosen  

Katër shtetas shqiptarë kanë mbetur të përfshirë në një aksident automobilistik në Austri, ku dy prej tyre raportohet se kanë humbur jetën.

Ndërkohë dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun dyshohet se janë në mesin e të lënduarve.

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1) afër St.Pölten-Süd.

Pesë persona të tjerë u plagosën, disa rëndë.

Kështu ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.

Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka goditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *