Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit A.T, 26 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja S.T dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.