Aksident tragjik në Fier/ Ndërron jetë një 19-vjeçare, shoku i saj përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në bypassin e Fierit, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçare. Mjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte Xhesika Mjekra, ka dalë nga rruga. I plagosur ka mbetur edhe 21-vjeçari Sabri Xherimeja, i cili ishte pasagjer në makinë. I riu aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë që nga pamjet e mësipërme duket që impakti i përplasjes së mjetit ka qenë aq i madh, saqë dhe mjeti është i gjithi i ndarë në copa. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës rrugore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *