Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Himarë, si pasojë e një aksident tragjik.
Mësohet se shtetasi me iniciale L.H., ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit